Jurgen Klopp telefonoi babanë e Kylian Mbappe në një përpjekje për të bindur francezin t’i bashkohet Liverpool-it.

Mbappe pritet të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë.

Ai tashmë ka konfirmuar se nuk do të nënshkruajë kontratë të re në “Parc des Princes”.

Skuadra saudite Al-Hilal është përpjekur të sigurojë shërbimet e tij me një ofertë të madhe prej 259 milion sterlina.

Kjo ofertë u pranua nga PSG, por Mbappe ka refuzuar të angazhohet në bisedime.

Kjo i ka hapur derën Liverpool-it, i cili është në bisedime për atë që do të ishte një huazim sensacional.

Nuk është hera e parë që Reds tentojnë të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës 2018.

Raportet në Francë në vitin 2020 pohuan se trajneri i Reds, Jurgen Klopp kishte kontaktuar me babanë e Mbappe në një përpjekje për të bindur sulmuesin të transferohej në Anfield.

Ndërsa thirrja e Klopp nuk vulosi nënshkrimin e sulmuesit, vetë Mbappe konfirmoi se diskutimet kishin ndodhur.

“Ne folëm pak, por jo shumë”, pohoi francezi. “Ne folëm pak. Unë fola me Liverpool-in sepse është klubi i preferuar i mamasë sime, mamaja ime e do Liverpool-in”, shtoi ai.