Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka inspektuar nga afër punime për pastrimin e kanaleve që mundësojnë furnizimin me ujë në parcelat e fermerëve të zonës së Ishmit.
“Kujdesemi sot për kanalet vaditëse dhe kulluese që të parandalojmë përmbytjet mot!”, shkruan ndër të tjera Çyrbja në postimin e tij në rrjetet sociale.
Ai falenderon gjithashtu punëtorët që punojnë edhe në fundjavë, pavarësisht orës nga tempraturave të larta.
Postimi i plotë:
Kujdesemi sot për kanalet vaditëse dhe kulluese që të parandalojmë përmbytjet mot!
Gjatë verës, pastrimi i kanaleve mundëson furnizimin me ujë në parcelat e fermerëve të zonës, për prodhimin e produkteve të tyre bio që më pas tregëtohen brenda dhe jashtë vendit.
Falenderues ndaj çunave që punojnë pa përtim në fundjavë pavarsisht orës ose temperaturave të larta.