Ditën e nesërme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike për të shqyrtuar zëvendësimin e mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste.
Emri që pritet të zëvendësojë Çyrbjan në Grupin Parlamentar socialist është Erjon Meka, kandidat i listës shumemërore të PS-së në Durrës.
“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka””, thuhet në njoftimin e KQZ.