Jurgis Çyrbja nuk ndalet së promovuari kulturën, punën dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij për bizneset e Ishmit.

I palodhur është shfaqur dhe këtë fundjavë të korrikut në mbështetje të bizneseve të zonës së Ishmit.
Duke prekur nga afër problematikat dhe duke biseduar me të gjithë për zgjidhjen e situatave, deputeti ka përcjellë nëpërmjet postimeve në faqen e tij në “Facebook” takimet e kryera këtë pasdite.

“Me Bujarin e papërtuar në 365 ditë të vitit sot në Lalëz të Ishmit vizituam stallat e tij. Frymëzuese sesi njerëzit e punës së palodhur janë kaq të rëndësishëm kryesisht për ekonominë e zonës dhe për komunitetin”, shkruan Çyrbja.

“Në Gjirin e Lalzit, Restorant “Mateo” është një vlerë e shtuar e bregdetit të Durrësit për të mirëpritur turistët e huaj dhe vendas. Ndaj miqësisht takova pjesëtarët e kësaj familje kaq të përkushtuar në punë.

Në mes të një sezoni të suksesshëm, falenderues duhet të jemi padyshim për njerëzit e palodhur dhe punëtor”, shkruan deputeti në një postim tjetër, teksa na ndan dhe këto foto nga vizitat e tij.

Deputet i Parlamentit të Shqipërisë që nga viti 2017, Jurgis Cyrbja është ndër të vetmit deputetë të Durrësit që qëndron afër realitetit të banorëve të zonës së cilës përfaqëson.