1korrik 2015– Ish-juristi i Hipotekës në Vlorë falsifikon dokumentet e pronave. Vladimir Haxhiraj, 41 vjeç nga Vlora u prangos sot pasi ishte shpallur në kërkim për abuzimet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si jurist në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, ka regjistruar sipërfaqe të ndryshme pronash në favor të personave të tretë në kundërshtim me ligjin.

Vladimir Haxhiraj ka qenë shpallur në kërkim më datë 10.04.2015 dhe është dënuar më 1.6 vite burg.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”