Këngëtari i famshëm, Justin Bieber ka çmendur rrjetin pasi lajmëroi se do bëhej baba. Ai publikoi një eko të foshnjës, por lajmi nuk u besua nga fansat dhe yjet e botërore, të cilët thanë se ishte gënjeshtër për ditën e 1 prillit.

Për të shuar çdo dyshim, këngëtari publikoi një fotografi të bashkëshortes së tij, Hailey Baldwin ndërsa kontrollohej tek mjekët, ku dukej barku i rrumbullakosur. Të gjithë e besuan dhe filluan ta uronin për foshnjën që do vinte në jetë.

Por Justin Bieber ruajti një surprizë për të gjithë. Ai publikoi një foto të ekos, ku në vend të një foshnje dukej një qen, duke zbuluar se ishte gjithçka një shaka për 1 prillin. Duket se ylli popi bëri këtë gënjeshtër pasi prej disa kohës mediat rozë kanë raportuar se çifti ishin në pritje të një fëmije.