Justin Bieber ka treguar mbështetjen e tij për Kinën pasi Koronavirusi vdekjeprurës, i quajtur COVID-19 nga OBSH, vazhdon të përhapet.
Në një postim në Instagram, këngëtari teksa dërgon lutjet e tij për njerëzit e prekur, zbulon se ka bërë një dhurim për fondacionin bamirës të Pekinit, Chunmiao.
“Duke parë lajmet, nuk mund ta imagjinoj se sa e frikshme do të ishte nëse një sëmundje e re do të prekte gruan, familjen dhe miqtë e mi. Kina, ne qëndrojmë me ju si një njerëzim kolektiv dhe kemi bërë një donacion për t’ju mbështetur”, thotë Bieber.





