Justin Bieber ka hequr dorë nga padia për shpifje që ngriti kundër dy vajzave të cilat e akuzuan artistin për ngacmim seksual. 28-vjeçari i kërkoi një gjykatësi të Los Anxhelosit që të pushohet çështja, pasi tani ai ndihet në paqe me veten dhe se dëshiron të ecë përpara.
Këngëtari ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij gjatë viteve 2014 dhe 2015 nga këto dy vajza. Bieber ka mohuar me forcë këto pretendime duke thënë se ka prova të padiskutueshme që vërtetojnë se akuzat janë të pavërteta.
Më vonë ai ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh, ku tha se akuzat janë ngritur “nga dëshira e vajzave për famë dhe vëmendje”. Artisti ka paraqitur fatura të pagesave dhe prova të tjera që vërtetojnë se këngëtari nuk ka qëndruar në hotelin e Teksasit ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.