SHBA, 28 prill 2013 – Ndërsa bashkëmoshatarët e tij frekuentojnë shkollën dhe kalojnë kohën duke luajtur e qeshur me njëri tjetrin, 15 vjeçarit Paul Henry Gingerich i duhet të përballet me një realitet komplet tjetër.
Për shkak të fytyrës së tij ëngjëllore dhe modelit të flokëve një nga mësuesit e tij e quante kohë më parë vëllai i vogël i Justin Bieber.
Nëse dikush do të dëgjonte se ai është dënuar me 25 vite burg që në moshën 12 vjeçare do të habitej, por kjo është mëse e vërtetë. Adoleshenti 15 vjeçar akuzohet për bashkëpunim në një vrasje të regjistruar në vitin 2010, gjatë së cilës mbeti i vdekur njerku i shokut të tij të ngushtë.
Daily Mail rrëfen historinë e trishtuar të këtij fëmije, që megjithëse në moshë të mitur u trajtua në gjyq si një i rritur.
Tre të miturit, Paul 12 vjeç, Chase Williams 12 vjeç dhe Colt Lundy15 vjeç kishin vendosur të largoheshin nga shtëpia.
15 vjeçari u kishte thënë dy shokëve të tij se njerku nuk do ta linte asnjëherë të largohej dhe për këtë ata duhet ta vrisnin. Paul dhe Colt morën një pistoletë dhe me të vranë 49 vjeçarin Phil Danner.
Megjithëse nuk qëlloi mbi të, por vetëm ishte i pranishëm në vrasje Paul u dënua me 25 vite burg. Atij do t’i duhet ta lërë institucionin e vuajtjes së dënimit në moshën 37 vjeçare.
Tani gjykata e Apelit në Indiana ka vendosur që të zhvillojë edhe një tjetër seancë gjyqësore ku do të përcaktohet përfundimisht nëse Paul duhet të gjykohet si i rritur apo si i mitur. Nëse do të gjykohet si i rritur ai rrezikon të marrë një dënim edhe më të rëndë, që shkon deri në 65 vite burg.
Paul do të qëndrojë edhe për tre vite të tjera në burgun e minorenëve, e më pas do të transferohet në një burg për të rritur. Megjithëse po humbet vitet më të bukura të fëmijërisë dhe rinisë Paul shprehet se kjo ndodhi e ka bërë më të pjekur dhe më pak impulsiv.
Gjithsesi ëmbëlsia e syve të tij gri ka humbur. Burgu e ka ashpërsuar…
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





