Çifti shumë i përfolur po qëndrojnë në Angli këto ditë.

E në një nga daljet e shpeshta bashkë, këngëtari Justin Bieber ka vendosur që në publik t’i këndojë disa këngë me kitarë të fejuarës së tij, modeles Hailey Baldwin.

Sigurisht se shumë kalimtarë janë ndalur për ta parë këtë moment e kanë bërë edhe xhirime, ndërsa Bieber shihet vetëm me kitarë, ulur përballe Baldwin.

Këto ditë po flitet se dyshja madje janë martuar dhe se shumë shpejt do të bëjnë edhe ceremoninë e dasmës.