Hailey Bieber festoi 23-vjetorin e lindjes të premten. Supermodelja mori urime dhe dhurata të shumta.
Por më e veçanta ishte ajo e Justin Bieber, i cili nuk heziton të tregojë çdo moment dashurinë nga bashkëshortes së tij. Ylli i popit publikoi një foto nga dasma e tyre në shtator me një premtim të guximshëm.
“Gëzuar ditëlindjen. Ti bën që të dua të jem mirë çdo ditë. Mënyra se si ti jeton është kaq tërheqëse. Sezonin tjetër do kemi fëmijë.”-shkroi Justin në përshkrimin e fotos.
Çifti u martua fillimisht në shtator 2018 në një gjykatë në New York ndërsa këtë vit bënë një ceremoni madhështore.





