Justin Bieber është përfshirë në një aksident me makinë në Beverly Hills, ku ka përplasur një fotograf teksa largohej nga kisha.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30. Këngëtari doli nga kisha, u fut në makinën e tij dhe u nis për t'u larguar në mënyrë që t'i shmangej fotografit, i cili po përpiqej që t'i bënte foto.
Por teksa largohej, ylli i popit ka përplasur 57-vjeçarin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca për t'i dhënë ndihmën mjekësore fotografit. Ai është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pa lëndime serioze.
Këngëtari qëndroi në vendngjarje deri sa policia erdhi dhe më pas u largua së bashku me një mik.





