Këngëtari Justin Bieber numëron shumë tatuazhe në trup dhe së fundmi ka shtuar një të ri në trupin e tij.
Bieber ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se ka bërë tatuazh një pjeshkë në pjesën e qafës dhe shumë mendojnë se ja dedikon këngës së tij “Peaches” nga albumi i fundit “Justice”.
Edhe pse ndjekësit e tij e komplimentuan për tatuazhin e ri, komenti i nënës së këngëtarit ishte epik dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
“A nuk ke mjaftueshëm?”, ka shkruar nëna e artistit shoqëruar me një emoji të mërzitur.





