Artisti i njohur, Justin Bieber ka përditësuar fansat për gjendjen e tij shëndetësore pas diagnozës së sindromës Ramsay Hunt. Në një postim të bërë në ‘Instagram Story’, artisti i njohur tregoi përmes një video ku shihet se ishte në gjendje të lëvizte të dy anët e fytyrës së tij, lëvizje të cilat nuk i bënte dot vitin e kaluar.

Prisni”, shkroi ai për 281 milionë ndjekësit e tij.

Në klipin e shkurtër, Bieber lëviz sytë nga njëra anë në tjetrën, ngre vetullat dhe buzëqesh ndërsa në sfond dëgjohej “Ice T” nga Tems.

Sindroma Ramsay Hunt karakterizohet nga një skuqje e dhimbshme pranë veshit, në fytyrë ose në gojë. Kjo gjendje ndodh kur virusi varicella-zoster infekton një nerv e për pasojë mund të shkaktojë paralizë të fytyrës.

Këngëtari zbuloi se vuante nga sindroma qershorin e kaluar. Në atë kohë, fituesi i Grammy tha se rikuperimi do të “kërkonte kohë” dhe do t’i duhej atij të bënte ushtrime të ndryshme të fytyrës.

Diagnoza bëri që ai të shtynte datat e turneut të tij.