Ndonëse historia e Justin Bieber dhe Selena Gomez ka përfunduar prej vitesh dhe ai tashmë është i martuar me Hailey Bieber, ende disa fansa nuk e kuptojnë këtë fakt.

Një fanse e Selena-s kërkoi në llogarinë e Hailey-t në Instagram që modelja të “bombardohet” me ofendime. Ky koment i ka rënë në sy çiftit, të cilët s’mund të qëndronin pa reaguar për këtë situatë.

“Unë zakonisht rri e qetë dhe nuk i komentoj këto gjëra, sepse kam nevojë për të mbrojtur veten dhe mendjen time. Por me të vërtetë ka arritur në një nivel zemërimi dhe urrejtjeje që është tronditëse jo e shëndetshme dhe e trishtueshme. Unë kurrë nuk do të dëshiroja që në një milion vjet që dikush të trajtohej në këtë mënyrë dhe nuk do ta fal kurrë këtë sjellje urrejtjeje. Unë dua vetëm të mbështes, të lartësoj dhe të inkurajoj gratë e tjera në këtë industri dhe t’u uroj atyre asgjë tjetër përveç dashuri dhe sukses dhe uroj që të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e mi të bëjnë të njëjtën gjë !! Duke i uruar të gjitha të mirat gruas së re, shpresoj që ajo të gjejë dashuri, paqe dhe lumturi në këtë jetë!”, shkruan Hailey në një postim në InstaStory.

Gjithashtu, Justin ka kritikuar ashpër komentin e fanses së Selena-s, duke shkruar se s’mund të lejojë askënd të prishë lumturinë e personit që ai do më shumë në botë.

“Pasi pashë këtë u mërzita, pastaj mendova për jetën e saj dhe sa e mjerueshme duhet të jetë që të dojë ta kalojë jetën e saj duke u përpjekur t’i bëjë të tjerët të ndihen të vegjël. Mësimi këtu është qe ajo po humbet. Jeta është kaq e mirë kur lartësoni dhe u shtoni vlerë njerëzve! Një jetë ku doni t’i bëni të tjerët të ndihen të vegjël do t’ju lërë pa miq dhe pa gëzim të vërtetë. Unë thjesht doja ta ndaja këtë në mënyrë që njerëzit të marrin një ide se me çfarë përballemi dita ditës. Është jashtëzakonisht e vështirë të zgjedhësh rrugën e drejtë kur shoh njerëz si kjo që përpiqen dhe mblidhen për të mbledhur njerëz për të ngacmuar personin që dua më shumë në këtë botë. Nuk është e drejtë”- ka shkruar Justin.