Modelja Hailey Bieber ka reaguar pas artikullit të “Us weekly” se ajo dhe Justin Bieber janë në pritje të fëmijës së parë. 

Përmes një postimi në InstaStory, Hailey ka mohuar të jetë në pritje të ëmbël ndërsa kërkon që mediat të sigurohen para se të shkruajnë lajme të pavërteta.

“Që kur ju njoh e di që doni gjithnjë të jeni të parët për lajme ekskluzive! Unë nuk jam shtatzënë! Pra, ju lutem ndaloni së shkruari lajme të rreme nga “burimet” tuaja dhe përqendrohuni në ato që janë të rëndësishme si zgjedhjet për shembull.” shkruan ajo.

Mediat e huaja prej kohësh po shkruajnë se Hailey dhe Justin po mendojnë që ta çojnë martesën e tyre në nivelin tjetër dhe të krijojnë një familje së shpejti. Çifti u martua fshehurazi në një ceremoni private në gjykatën në New York në shtator të vitit 2018.