Juventusi është pranë goditjes së parë në merkato. Klubi bardhezi ka vendosur të blejë portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny, madje mësohet se mes palëve është gjetur edhe akordi. “Zonja e Vjeter” do të derdhë në arkat e “Topçinjve” 16 milionë Euro, ndërsa 27-vjeçari do të firmosë kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 4 milionë Euro në sezon.

Ofertë e kënaqshme kjo e Juventusit, me agjentin e polakut që ka ndërprerë çdo tratativ me klubet e tjera të interesuar për të.