Për të parë një skuadër me 10 italianë në fushë, siç do të jetë i përbërë sot Juventusi kundër Sampdorias, duhet të kthehemi në vitet ’50-’60, kur Perugia do fitonte dhe mbronte një titull kampion me 11 italianë në fushë madje.

Por në Torino gjithmonë i kanë qëndruar besnikë boshtit italian, i cili për shumë dekada me radhë jo më kot ka formuar edhe boshtin e përfaqësueses "axurre". 

Gjithsesi, të shihje kaq shumë italianë në fushë për Juventusin kishte disa vite që nuk ndodhte, prandaj sot me Arturo Vidal të huajin e vetëm Juventus do të kërkojë fitoren e 15-të në fazën e parë.