Juventus-Milan nuk do të përfundojë kurrë. Pas polemikave të shumta dhe luftës në distancë mes futbollistëve të të dyja skuadrave, tashmë pritet vendimi që do të marrë gjykatësi sportiv. Ajo penallti e dhënë në sekondat e fundit nga gjyqtari pas porte, acaroi jo pak lojtarët e skuadrës kuqezi me Carlos Baccën dhe Gianluiggi Donnarummën që shpërthyen me fyerje dhe akuza ndaj xhaketave të zeza.
Së fundmi mediat italiane kanë zbuluar edhe faktin që të revoltuar nga humbja,futbollistët e Milanit kanë shfryrë në dhomat e zhveshjes duke shkaktërruar ambientin ku qëndrojnë skuadrat udhëtuese në Juventus Stadium.Gjithsesi tashmë vëmendja e të gjithëve në kampin milansit dhe sidomos ajo e trajnerit Montella është te vendimi që do të marrë gjykatësi sportiv. Nga prova televizive Carlos Bacca, rrezikon shumë, madje dënimi i sulmuesit kolumbian është i sigurtë, por në dosjet e gjykatësit sportiv mund të përfundojë edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani.
Për Baccën dënimi minimal mund të jetë 2 ndeshje, por skualifikimi mund të shkojë edhe në shumë më tepër. Përvec Carlos Baccës dhe Gallianit, rrezikojnë skualifikimin edhe Poli, De Scglio, Romagnoli e Donnarumma. Kjo është edhe frika më e madhe e trajnerit Montella i cili në fund të sfidës ndaj Juves u mundua të qetësonte futbollistët e tij. Ndaj Genoas fundjavën e ardhshme mund të zbresë në fushë një Milan i cunguar nga mungesat.