Masimiliano Allegri rinovon kontratën me Juventusin. Tashëm është zyrtarë do të jetë sërish tekniku toskan ai që do të drejtojë stolin e bardhezinjve deri në Qershor të 2020. Allegri do të udhëheqë Juventusin edhe për tre sezone të tjera, ku objektivi është i qartë, të arrihet sërish finalja e Champiosn League dhe të fitohet, por jo vetëm, triumf në të gjitha kompeticionet ku “Zonja e Vjetër” merr pjesë. Marrëveshja parashikon dhe dyfishim të pagës për trajnerin. 8 milionë Euro është shuma që ai do të përfitojë.

Pas tre orësh bisedime me Presidentin Andrea Agnelli dhe drejtorin sportiv Beppe Marotta, ata kanë shkuar në një restorant për të drekuar me njëri-tjetrin. Mediat Italiane bëjnë me dije se Allegrit i është konfirmuar nga dyshja Angelli-Marotta se do të ketë mbështetje absolute në merkato, për të përforcuar sa më mirë skuadrën në realizimin e objektivave sezonal, ku vëmendja më e madhe do të jetë për repartin e mesfushës. Kupola e drejtuesve të Juventusit ia ka besuar sërish celsat e ekipit, Max Allegrit, i cili në tre vite si trajneri i bardhezinjve ka arritur ti sigurojë skuadrës 7 trofe.