Juventus dëshiron me patjetër të ndërtojë një skuadër kampionësh për të fituar Championsin e dëshiruar prej dekadash. Sipas britanikes “The Sun”, bardhezinjtë kanë hedhur sytë drejt një lojtari si Virxhil Van Dajk. Një lajm shumë i bujshëm, që do të bënte të “dridhej” i gjithë tregu i merkatos së verës.

Gazeta angleze raporton se pasi mbrojtësi të shpallet kampion me Liverpulin në verë, do të ketë arritur të gjithë objektivat, që i ka vënë vetes në Angli.

Ai ka fituar Championsin, Superkupën e Europës dhe Botërorin e klubeve dhe me ritmin e çmendur të Liverpulit të këtij viti pritet të fitojë edhe Premier Ligën, titull që mungon në palmaresin e holandezit.Kështu, mundësitë janë të mëdha për një largim, me mbrojtësin, kurioz për të provuar një eksperiencë të re jashtë ishullit.

Nga ana tjetër Liverpul do të arrinte të nxirrte një shumë të madhe parash nga shitja e tij dhe t’i përdorte në rinovimin e skuadrës me talente si Mbape, Haland apo Sanço. Ky transferim diskutohet të arrijë shifrën e 175 milionë eurove, me Juventusin që do bënte bashkë dyshen e Holandës Van Dajk-De Ligt.