25 milionë Euro për kartonin e Marouane Fellaini, mesfushorin 29-vjeçar të Manchester United. Është kjo oferta, që sipas “The Sun”, Juventus-i është gati t’i paguajë “Djajve të Kuq” për belgun. Objektivi parësor i bardhezinjve është Matuidi i PSG, por lojtari mund të mos i mjaftojë Allegri-t, dhe për këtë “Zonja e Vjetër” synon edhe Fellaini.

Megjithatë bisedimet mes palëve nuk priten të jenë të lehta, me Jose Mourinho që nuk dëshiron ta humbasë 29-vjeçarin.