Mesfushori Teun Koopmeiners, është kthyer në prioritet për Juventusin dhe bardhezinjtë janë gati të bëjnë gjithçka për të finalizuar marrëveshjen.
Nëse në fillim të marsit mendohet vetëm merkato e transferimeve, është e qartë se diçka nuk po shkon.
Megjithatë, fakti që Juventus është projektuar tashmë për të ardhmen nuk është ide e keqe, më tepër është nevoja për të riimagjinuar veten si konkurrues dhe të gatshëm për të luftuar për titullin kampion dhe për të rinisur veten në Champions League me ambicie.
Në këtë kuptim, është logjike që bardhezinjtë të ndahen mes rezultateve të vitit aktual dhe atyre që do të vijnë me objektiva të ndryshëm: të qëndrojnë në zonën Champions dhe të fitojnë Kupën e Italisë – këtë vit dhe të forcohen në qershor për të ndjekur titullin.
Në këtë kuadër mesfushori holandez Teun Koopmeiners, është kthyer në prioritet për bardhezinjtë.
26-vjeçarin trajneri Max Allegri e ka parë nga afër të dielën e kaluar dhe që prej disa kohësh e ndjekin me vëmendje. Problemi, është se Atalanta e vlerëson rreth 50-60 milionë euro dhe për më tepër shumë klube evropiane e pëlqejnë shumë holandezin.
Skuadrat nga Premier League angleze kryesojnë garën dhe kur ekipet angleze përfshihen bëhet mjaft e ndërlikuar.
Për të arritur shumën që kërkon Atalanta, Juve duhet të shesë dhe të shesë mirë në merkato. Ka lojtarë me të cilët mund të mbledhin para, por kjo do të kërkojë gjithashtu kohë që mund të luajë kundër bardhezinjve.
Në Angli nuk kanë nevojë të shesin. Ata blejnë, menjëherë, shpejt dhe pa problem.
Sigurisht që duhet të merret parasysh edhe mendimi i Koopmeiners: a do të preferojë të vazhdojë të luajë në Itali, ku ndihet rehat, apo do të zgjedhë Premier League?





