Pavarësisht lëvizjeve të tjera për t’u planifikuar, Juventusi ka vendosur të fokusohet te Felipe Anderson.

Brazilianit i përfundon kontrata në verë me Lazion dhe është larg rinovimit. “Tuttosport”, shkruan sot se Juventusi kërkon të përfitoj nga situata e Anderson, i cili nuk ka rinovuar për shkak të kërkesave të tij dhe pozicionit të Lazios.

30-vjeçari është prioritet pavarësisht se si do të vazhdojnë diskutimet për rinovimin me Chiesa-n, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2025.

E njëjta gjë vlen edhe për udhërrëfyesin teknik, pasi Allegri ka vetëm një një vit e gjysmë të mbetur në kontratën e tij me bardhezinjtë.

Një takim me motrën agjente të Felipe Anderson është caktuar për këtë javë: drejtuesit e Juventusit planifikojnë të hedhin themelet e një marrëveshjeje.

Agjentia Juliana Gomes kërkon një përmirësim të shifrës 3.5 milionë euro në sezon (duke tejkaluar propozimin e Lazios), me një kohëzgjatje tre vjeçar, që për një lojtar që do të mbushë 31 vjeç në prill përfaqëson mundësinë e fundit të madhe në karrierën e tij.