9 gusht 2015 – Kampionët e Italisë nuk ndalen, duke u dhënë sinjale të forta rivalëve në prag të kampionatit se do ta kene të vështirë me këtë skuadër. Bardhezinjtë e Alegrit fitojnë trofeun e parë sezonal, superkupën e Italisë duke mposhtur Lazion me rezultatin 2-0.

Ka qenë një pjesë e parë me një ritëm të ngadaltë, pa shumë raste shënimi.Në pjesën e dytë Juventus është më agresiv dhe e kërkon më shumë golin. Ishte blerja e re e bardhezinjve në këtë merkato vere, Mario Manzugiç ai që realizoi golin e parë për Juven në minutën e 69-të. Të besuarit e Alegrit nuk reshtin së sulmuari portën e Lacios dhe në minutën e 73-të dyfishojnë rezultatin me anë të Dybala-s.

Nga ky moment loja nuk pati më histori, Lacio duket e dorëzuar dhe nuk ka më shpresë në një përmbysje të rezultatit. Përfundimisht Juventus fiton 2 – 0 kundër Lacios dhe nis në këtë mënyrë me këmbë të mbarë këtë sezon, duke fituar superkupën e Italisë.

/M.F. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/