Juventus ka hedhur sytë nga ekipi anglez i Evertonit dhe po mendon të kryej një shkëmbim me ta.Mesfushori Arthur nuk është aspak në planet e Allegrit dhe është nxjerrë në merkato nga “Zonja e vjetër”.
Një operacion interesant mund të lindë me Evertonin ku klubi italian pëlqen mbrojtësin Lucas Digne.Duke patur parasytë vështirësitë me Alex Sandro, mbrojtësi i majtë Digne është i duhuri për Allegrin.
Kështu, po mendohet nga ana e italianëve të ofrojnë Arthur në këmbim të Digne në merkaton e janarit.





