Telashe për Juventusin. Qendërmbrojtësi brazilian Gleison Bremer ka humbur sezonin, për shkak të një dëmtimi të rëndë, gjatë sfidës së zhvilluar mbrëmë ndaj Leipzig.
Menjëherë pas kontrollit nga ana e stafit mjekësor në J Medical, kanë evidentuar një tërheqje të ligamentit të gjurit të këmbës së majtë.
Në ditët në vijim, braziliani do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Për të parashikohet një stop prej 6 muajsh.