Juventus barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Bolognas, në ndeshjen e javës së 15-të të Serie A.

Mysafirët nga Bologna realizuan me Ndoye dhe Pobega, përkatësisht në minutat 30’ dhe 53-të.

Goli i Teun Koopmeiners në të 63-tën “ndezi” shpresat bardhezi, ndërsa goli i barazimit me Mbangula erdhi në fund. Këtë mbrëmje luhet Roma-Lecce, në orën 20:45.