“Ishte një ndeshje e çmendur dhe e çuditshme, me kaq shumë gola. Në fund, ka kaq shumë lumturi për një fitore kundër një kundërshtari të madh me vlerë të jashtëzakonshme. Ishte java e tretë e ndeshjeve, me 35 të tjera për t’u luajtur”. Igor Tudor duartroket Juventusin e tij pas fitores ndaj Interit. Bardhezinjtë kanë një rekord të përsosur pas tri ndeshjeve të ligës.

“Adzic? Ai është një lojtar për të cilin po punojmë sepse mendojmë se është një lojtar i fortë. Ka cilësi të jashtëzakonshme, ka punuar mirë gjatë gjithë javës. Ai ka një gjuajtje të rrallë. Fitorja erdhi, nuk e di nëse ishte e merituar, ndoshta një barazim ishte rezultati më i drejtë, por ky është futbolli”.