Fjalët e trajnerit Max Allegri në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës kanë aromën e lamtumirës.

“E rëndësishme është që ndoshta të largohemi nga klubi me një thesar të vogël…”, tha trajneri i Juventusit në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me të e ardhmen.

Objektivi i Allegri-t është të mbyllë aventurën e tij të dytë me Juventusin me të paktën një trofe, pasi ka sjellë në Torino kualifikimin për në Champions League.

Nga ana e saj, “Zonja e Vjetër” tashmë po shikon përpara, gati për të filluar sërish nën drejtimin e ri teknik.

Inline image

Emri për postin Allegri, ai në të cilin klubi synon të rikthehet për të qenë konkurrues dhe i suksesshëm, është i njohur dhe të çon te magjistari i mrekullisë së Bolonjës: Thiago Motta.

Tashmë është arritur një marrëveshje me trajnerin brazilian për një kontratë dyvjeçare me opsion për vitin e tretë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon por siç raportohet nga Corriere della Sera kontrata ende nuk është nënshkruar.

“Bologna do të donte ta mbante trajnerin e arritjes së pabesueshme, por ne do të respektojmë dëshirat e tij”, tha kohët e fundit drejtori sportiv Marco Di Vaio i Bologna.  

Ndërkohë të hënën e ardhshme, me rastin e ndeshje Bologna-Juventus, Allegri dhe Thiago Motta do të gjenden ballë për ballë: Juventusi e shkuara dhe e ardhmja.