Nga Champions League i ka fituar tashmë 128.5 milionë euro. Buxheti i Juventusit mund të rritet më tej. Një vit më parë kishim “bum”-in e Higuain, tani pritet një tjetër merkato verore maksimale te bardhezinjtë. Mediat italiane, corrieredellosport.it, zbulon edhe disa nga objektivat e kampionëve të Italisë, të cilët kanë vendosur diktatin në Seria A, por i ka zënë mallkimi në Champions. Brenda tri viteve të fundit kanë humbur dy finale. Fabinho: Braziliani i lindur në vitin 1993, mesfushori e Monakos. Kontrata e tij skadon në vitin 2021. “Monegasque” e blenë atë për vetëm 6 milionë euro nga Rio Ave, në verën e vitit 2015. Angel Di Maria: Argjentinasi, i lindur në vitin 1988, është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2019.  Ai mbërriti në Paris nga Manchester United në verën e vitit 2015 për 63 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” kishin paguar më herët 75 milionë euro te Real Madridi, për ta marrë në vitin 2014. Keita: Senegalezi i lindur në vitin 1993 është një nga pikat e forta të Lazio, por kontrata e tij skadon në vitin 2018. Pa rinovim, ai ka për qëllim të lëvizë këtë verë. Patrik Schick: I lindur në vitin 1991, sulmuesi çek bëri debutimin e tij ndërkombëtar këtë vit me Sampdorian. Kontrata e tij skadon në vitin 2020, por ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh. Douglas Costa: Braziliani i lindur në vitin 1990 është i kontraktuar të Bayern Munich deri më 30 qershor 2020. Juventusi e do për krahun e majtë për t’i dhënë një dorë në këtë korsi, me Mandzukic që pritet të kthehet në rolin e vet origjinal.