Juventusi duket se kërkon të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar. Të paktën këtë la të kuptohej deklarata e trajnerit Antonio Konte, i cili në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Kaljarit deklaroi objektivin e bardhezinjve për këtë sezon.
“Duam të fitojmë sërish kampionatin. Një herë mund t’u ndodhë të gjithëve, por kur rifiton do të thotë se puna është bërë me baza. Do të jetë e vështirë, por e dëshirojmë shumë një tjetër titull kampion”,- deklaroi tekniku i bardhezinjve.
Duke u përqendruar tek ndeshja e nesërme e vlefshme për kompeticionin tjetër të rëndësishëm, Kupën e Italisë, Conte theksoi: “Qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme në kompeticionet ku marrim pjesë. Kupa e Italisë duhet të shfrytëzohet nga lojtarët që luajnë më pak, tek të cilët unë kam shumë besim.”
Deri tani Juventusi ka siguruar një avantazh prej katër pikësh me ndjekësin e tij më të afërt, skuadrën e Interit. Sipas Kontes do të jetë e vështirë për të mbrojtur titullin dhe ai solli në vëmendje rastin e Milanit, që edhe pse kishte një skuadër të fortë të mbronte titullin kampion.