Paul Pogba nuk është më një lojtar i Juventusit. Klubi bardhezi, ka njoftuar se palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën mes tyre.

Mesfushori i dënuar për doping, iu ul dënimi i mëparshëm dhe do të rikthehet në muajin Mars të vitit të ardhshëm, por nuk bënte pjesë në planet e klubit italian.

“Klubi i futbollit Juventus dhe Paul Pogba komunikojnë se kanë rënë dakord reciprokisht për mbylljen e kontratës, duke filluar nga 30 nëntori 2024. Klubi dëshiron t’i uroj Pogba më të mirat për të ardhmen e tij profesionale“, thuhet në komunikatë.

Mbyllet kështu aventura e dytë e Pogba te Juventusi, e cila ishte shumë larg pritshmërive. Tani mesfushori francez, nis nga puna për të gjetur një skuadër të re.