Juventusi është skuadra e parë finaliste e këtij sezoni në Champions League, pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë francezët e Monaco-s, këtë herë me rezultatin 2-1.
Në ndeshjen e kthimit në “Juventus Stadium” nuk pati asnjë surprizë, pasi bardhezinjtë jo vetëm menaxhuan si duhet fitoren në transfertë, por arritën të triumfojnë sërish ndaj Monaco-s.
Njëriu i ndeshjes ishte braziliani Dani Alves, i cili dhuroi sërish asist, këtë herë për kroatin Mandzukic, që realizoi në minutën e 33, ndërsa 11 minuta më vonë braziliani shënoi një super gol.
Megjithatë, Monaco nuk u largua pa lënë gjurmë nga kjo gjysmëfinale. Talenti Mbappe they rekordin e Buffon, i cili nuk pësonte gol prej gati 700 minutash në Champions. Francezët e shënuan golin e nderit në minutën e 69.
Me dy fitore ndaj Monaco-s, Juvetusi bëhet skuadra e parë finaliste e Champions, duke pritur tashmë e qetë ndeshjen e ditës së nesërme Atletico-Real për të mësuar kundërshtarin e finales së Kardifit.
Juventusi në finalen e Champions
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Deklarata e fortë e Loredanës për Mozzik: Më urren kaq shumë
“O Zot ma ruaj djalin”/ Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
Rënia e euros godet fasonët/ Vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale, humbje 5.8 më shumë se 1 vit më parë
Shenjat e horoskopit kinez që do të përjetojnë sukses të madh në vitin 2026





