Moderatorja Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit ilaçin që qetëson nga të qarat vajzën e saj, Luna Mari Ejlli.

Së fundmi përmes një bisede me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se Luna ka 3 orë që qan, ndërsa i ka pyetur fansat për ndonjë ilaç që mund ta qetësojë dhimbjet e barkut të bijës.

“Luna ka 3 orë që qan dhe asgjë nuk e qetëson, si ja keni bërë me kolikat?”– i pyeti Kiara ndjekësit, ndërsa sugjerimet për ilaçe të ndryshme ishin të shumtë.

Më pas moderatorja zbuloi se ilaçi më i mirë për Lunën është qëndrimi me babain e saj, Luiz Ejlli.

“Ilaçi i Lunës”– ka shkruar ajo krahas fotos së të voglës me këngëtarin në makinë.

Kujtojmë që Luna erdhi në jetë rreth 7 javë më parë, duke lumturuar jashtë mase çiftin.