ITALI– Nuk ka kaluar shumë nga koha kur mediat e botës shkruajtën për Profecinë e profetit Malachias rreth ndryshimeve në kishën e Romës dhe fundin e Vatikanit që ka tmerruar besimtarët ane mbanë botë.
Por, këtë herë është përsëri vetë Papa i cili befason me deklaratën e tij bërë para klerikëve në Episkopinë e Romës.
“Edhe pse jam tërhequr duhet të dini se me faljet e mia ku do të jem pranë jush dhe ju do të jeni pranë meje, edhe sikur të zhdukem nga kjo botë!”, këto ishin fjalët e Papës të cilat ai i deklaroi në Episkopinë e Romës, para klerikëve por që menjëherë ngjalli reagime të forta dhe frikë ndër ciklet e klerikëve të kishës katolike.