Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit të vendit Edi Rama. Basha shprehet se Rama ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, Tv dhe ambasadorë, e se këto i ka kapur duke iu dhënë para të drogës.
Basha shton se Rama mund të blejë këdo, por nuk e ka blerë dhe nuk mund të blejë dot popullin shqiptar dhe se shumë shpejt do të japë llogari përpara njerëzve, për mëkatet e tij.
“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt”, shkruan Basha në një status në rrjetet sociale.
Këto akuza në drejtim të Edi Ramës vijnë pasi kryeministri ka thënë më herët se lajmet në mediat prestigjoze ndërkombëtare nuk janë të vërteta, por se PD paguan për to. Rama tha se PD ka paguar shkrime në mediat amerikane dhe se në to thuhet se kryeministri po kap drejtësinë.





