Don Xhoni është një ndër reperët më të dëgjuar të momentit. Vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së tij “Katile”, reperi ka arritur të grumbullojë më shumë se 5 milionë klikime në Youtube.

Pjesë e videoklipit është edhe Megi Pojani.

Kënga është bërë virale në rrjete sociale dhe po dëgjohet kudo.

Mirëpo, së fundmi, Don Xhoni ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram, ku ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se klikimet e tij janë të blera.

Jo vetëm kaq por ai ka edhe dy fjalë për mediat.

“Kur kapet Don Xhoni me armë gjithë mediat e nxjerrin edhe e bëjnë skandal. Kur Don Xhoni bën 5 milion klikime për tre ditë dhe thyen rekord vetëm në mes të verës, asnjë media nuk tregon dashuri.

Kjo puna fake, ç’fake është debat i thellë, ata që nuk ta kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë, as nuk më intereson ta pranojë ndonjëherë ajo shtresë. Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni në rrugë shikoni çfarë po dëgjohet, klubeve, TikTok, kudo…”, shkruan ai.

“Elhamdulilah se na ka çuar Zoti shumë të mira, na ka beku me gjithçka, shnet, familje, rreth e krejt..”, vijon reperi i njohur më tej.