Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur rezultatet e katër javëve të para të aksionit antiinformalitet. Gjatë kësaj kohe janë mbyllur 319 subjekte me shkelje, janë penalizuar rreth 2450 subjekte (22% e subjekteve të kontrolluara). Ka vijuar fshirja e detyrimeve në bazë të ligjit të faljes, ku janë falur rreth 8.6 miliardë lekë (62 milionë euro), ndërsa nga detyrimet e prapambetura janë mbledhur rreth 1.25 miliardë lekë.

Të dhënat sipas njoftimit të tatimeve:

Mbledhja e detyrimeve te prapambetura

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht  është 2035 dhe vlera është 1 miliardë e 250 milionë lekë.

Ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjihashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin, më shumë se 13210 tatimpagues kanë përfituar dhe ky process vijon ende. Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është ,559 miliardë lekë dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali, është në vlerën e 1,101 miliardë lekëve.

Hetim tatimor dhe zbatimi

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimin në territor, janë verifikuar 11,166 subjekte ku 22% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë katër javëve të para të aksionit 506 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 3109 subjekte të paregjistruar në organet tatimore, si dhe për shkelje të tjera si moslëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar 2941 subjekte të reja dhe janë aktivizuar 645 subjekte.

 Edukimi dhe informimi

–          Shërbimi i tatimpaguesve ka asistuar ballë për ballë 32,376 tatimpagues

–          5,910 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve

–          Mbi 15,355 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin

–          6,168 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara

–          Janë organizuar 32 takime me komunitetin e biznesit në territor

–          Qendra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi, duke asistuar rreth 7,511 telefonues, si dhe përdorues të live chat.

Kontrolli tatimor

–          Për katër javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 8,129 kontrolleve (nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) ku kontrollet nga zyra bëjnë 74 % të totalit

–          Këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 555 milion lekë gjetje dhe raporti i gjetjeve me penalitete është në masën 73 % me 27 %

–          1153 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka numrin më të madh më 641 subjekte, ndjekur nga Durrësi me 154 dhe Vlora me 93.