TIRANE, 23 shkurt 2013- Një nga të dënuarit e tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgji dorëzon në gjykatë kërkesën për uljen e masës së dënimit  e cila i ka mbetur për të kryer pas vendimit të gjykatës së Apelit.

Një javë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muajve e 24 ditë, Delijorgji i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë t’i ulë 90 ditë nga dënimin i mbetur.

Kërkesai është kaluar gjyqtarit të Tiranës Ibrahim Hoxha. Kërkesa është fimrosur nga vet i dënuari Mihal Delijorgji është dorëzuar me datë 21 shkurt pranë kryesekretarisë së togave të zeza.

Delijorgji është dënuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” me 10 vjet burg. Sipas vendimit të gjykatës së Apelit, delijorgji përfitoi ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar.

Sipas llogaritjeve, pas dorëzimit në polici, Mihal delijorgji duhet të vuajë edhe 3 muaj e 24 ditë burg.