Kreyministri Edi Rama, pas vizitës në Vlorë u shpreh se problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren dhe sipas tij nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve. Ai theksoi se zaptimi i trotuarit është i papranueshëm dhe trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët.
Ndër të tjera Rama përmendi edhe deputetët, ku tha se ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, por duhet të dalin në terren dhe t’ju shërbejnë qytetarëve. Kryeministri gjithashtu përmendi një tjetër problem të Vlorës që janë parkimet.
“Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja. Duhet që ata të dalin në terren dhe t’ju shërbejnë qytetarëve. Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve. Tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve. Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizajn të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre. Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.
Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijimësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve. Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim,” tha Rama





