Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për lirimin nga paraburgimi.

Përmes kësaj kërkese, ai ka pretenduar se ka kaluar afati një vjeçar i paraburgimit. 

Çela pretendon se ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Çela gjithashtu kërkoi dhe zbutje të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.Dosja penale në ngarkim të Jaeld Çelës ndodhet në Gjykatën e Lartë në pritje për t’u shqyrtuar.

Kujtojmë se ai është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.