Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Diola Dosti, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë së fundmi.
Gjatë parakalimit në tapetin e kuq pak para finales së madhe të BB VIP, Diola ka zbuluar se fustanin që mbante veshur ia kishte bërë dhuratë ish-bashkëshorti i saj.
Dosti tregoi gjithashtu se ia kishte blerë në periudhën kur kanë qenë bashkë.
Pjesë nga intervista:
Diola: Fustani është i Dolce & Gabbana
Gazetarja: Sa ka kushtuar?
Diola: E kam dhuratë, nuk e di sa ka kushtuar
Gazetarja: E kalon treshin?
Diola: Është me 4 shifra
Gazetarja: 10 mijë euro për shembull, 20 mijë euro
Diola: Jo, jo, më pak
Gazetarja: Kush ta dhuroi?
Diola: Obobo, duhet ta them patjetër?
Gazetarja: Po
Diola: Ma ka blerë ish-burri
Gazetarja: Me çfarë rasti?
Diola: E ka blerë para shumë kohësh, e rivesha edhe njëherë. Një herë e kam veshur
Gazetarja: I paske dhënë rëndësi të madhe
Diola: Kisha në plan të vishja një të Dolce & Gabbana se e kam fiksim. Edhe ky ishte më i duhuri se këtë e ka veshur edhe Monica Bellucci dhe Sharon Stone.