Nëna e Marsel Baçit, 26-vjeçarit i cili u arrestua me akuzën se ka përdhunuar dhe përdorte për prostitucion një vajzë të mitur në Maliq hedh poshtë të gjitha pretendimet se djali i saj është fajtor.
Në një komunikim për gazetarët, ajo thotë se ka qenë vetë vajza, e cila nuk e linte rehat Marselin, duke i shkruar në rrjetet sociale dhe telefon.
“Ajo e merrte në telefon, i shkruante. Më thanë edhe dje, ajo i kishte fajet vetë. Ajo ka ngatërruar shumë çuna”, tregon nëna e Marselit.
Ndërsa e pyetur për akuzën se djali i saj e ka përdhunuar, ajo thotë: “Jo, nuk kam djem të tillë. Shiko ku jetojmë. Ne nuk kemi të hamë bukë. Ja ku jetojmë, në një dhomë”.
Edhe kunata e Marsel Baçit mban të njëjtin qëndrim, duke theksuar se vetë vajza e ka ngacmuar.
“Erdhën në orën 1 të natës dhe i thanë që do të marrim në pyetje. E kishte denoncuar një vajzë, Valbona. Ajo i shkruante vetë Marselit në Facebook. Marseli thoshte që unë nuk e dua, por ajo e ngacmonte vetë”, thotë kunata, e cila nuk beson se Marseli e ka përdhunuar.
Kunata e tij thotë se 16-vjeçarja ngacmonte edhe burrin e saj, por ai nuk merrej me të.