Një skenë e ngjashme me ato të filmit Borat, një burrë është filmuar mbi një struc në Kazakistan.

Burri mbi struc kalon disa makina, të cilat kishin ngecur në trafik në qytetin Almaty.

Video është kthyer në virale në rrjetet sociale, por ka shumë që thonë se videoja nuk mund të jetë e vërtetë.

Policia lokale ka nisur hetimet për këtë çështje dhe po verifikojnë nëse ka pasur vërtet struc në rrugë.

Mediat në Kazakistan shkruajnë se në Afrikë, njerëzit i përdorin si kuaj strucët.