Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar sot në gjykatë një padi kundër Partisë Demokratike lidhur me akuzat se ministrja Olta Xhaçka kishte udhëtuar me helikopterin e ushtrisë në Dibër për fushatën e PS.

Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të ministrisë së Mbrojtjes, bëhet me dije se lidhur me akuzat tashmë do të jetë gjykata që do të thotë fjalën e fundit.

“Ministri i Mbrojtjes padit për shpifje PD dhe përfaqësues të saj pas akuzave për përdorim të mjeteve të Forcës Ajrore në fushatë zgjedhore”, është ky njoftimi i Ministrisë.

Për ditë me radhë Partia Demokratike ka akuzuar Olta Xhaçkën, se kjo e fundit ka përdorur helikopterin e ushtrisë për të shkuar në takimet elektorale të PS në Dibër. PD ka publikuar disa prova, që sipas saj faktojnë akuzat që janë ngritur kundër ministres.