Policia e Korçës konfirmon se viktima Gëzim Vija ka plagë në pjesën e kokës, por ende nuk është përcaktuar rrethana se si ka ardhur dinamika.
Për këtë shkak verifikohen të dyja pistat e mundshme; aksident dhe vrasje.
Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se viktima ka një dëmtim në kokë.
Përveç një ngjarjeje me natyrë kriminale, një grabitje e mundshme apo konflikt, nuk përjashtohet as pista e një ngjarje aksidentale, që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur kokën duke i sjellë vdekjen.
Mëgjithatë, policia është duke hetuar në dy pista, atë të vrasjes dhe pistën e vdekjes aksidentale.
Gëzim Vija, 78 vjeç, i divorcuar dhe që jetonte vetëm prej 25 vitesh, u gjet i pajetë brenda banesës ditën e sotme (2 prill), teksa hetimet për dinamikën dhe shkaqet vijojnë.
Vija ishte baba i katër fëmijëve, dy nga të cilët jetonin në emigracion.





