Aktorja Egla Ceno gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV” u komentua mbi jetën e saj personale, ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja ka qenë e martuar me një shtetas italian.
Gjatë një interviste për “Fiks Fare”, Egla ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje.
Aktorja tha se romanca me italianin është diçka që i përket kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka asnjë marrëdhënie me personin në fjalë.
“Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”-u shpreh Egla duke qeshur.
Nga ana tjetër fituesja e “BBV” tregoi se pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality show do ti kushtojë kohë nënës së saj duke kaluar pushimet së bashku, ndërsa më pas do të merret me disa projekte.
Kujtojmë që vëllai i Eglës, Besi disa muaj më parë deklaroi që aktorja është martuar me shtetasin italian vetëm për të bërë letrat, pasi në atë kohë ajo po zhvillonte karrierën e saj si aktore në Itali.