Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar kryeministin e ri të Hungarisë, Peter Magyar për fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunonte me ish-Kryeministrin Orban dhe të dëshmonte nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë.
Kryeministri i uroj suksese Peter Magyar, ndërsa shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar dy vendet.
Edi Rama: Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.
Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona.





