Në fund të punimeve të sotme të Asmblesë Kombëtare të PS-së, sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla njoftoi për ndëshkim për një anëtar, por pa i bërë publik emrin.

“Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurën e marrjes së masës disiplinore për një nga anëtarët, pasi se në fushatë nuk dha kontribut për forcën tonë politike. Si i tillë në mbledhjen e radhës do informohemi për një raport nga struktura përkatëse dhe do të ftoeni për ta votuar këtë raport”, tha Balla, duke shtuar: “ka rregulla Vangjush partia”!

Më pas Balla saktësoi:

“Po, ka dhënë kontribut për një forcë tjetër politike në zgjedhje”. /Panorama/